Një sherr me me mjete të forta është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku u përfshinë tre persona.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Kënetës, ndërkohë që mbeti i plagosur 35-vjeçari me iniciale F.L. Fillimisht u raportua se kishim të bënim me plagosje me thikë, por sipas policisë në sherr janë përdorur mjete të forta.
35-vjeçari u godit me mjete të forta nga shtetasit A.C., 46-vjeç dhe T.C., 43-vjeç, për motive të dobëta.
I plagosuri u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 31.05.2020, rreth orës 22:00, në lagjen nr 17, Durrës, pas një konflíkti të çastit për motive të dobéta, shtetasit A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç, kanë góditur me mjete të forta shtetasin F.L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spítal nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezíkut për jetën. Shërbimet e Pólicisë pas njoftimit të marrë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e dy autorëve të dyshuar në ambientet e Pólicisë për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post