Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për lajmi.net se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.
Kelani nuk ka dhanë detaje shtesë për operacionin në fjalë.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani. /Lajmi.net/
Discussion about this post