Presidenti amerikan Joe Biden do të sanksionojë drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë për pushtimin rus të Ukrainës, konfirmoi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Vendimi i Biden për të sanksionuar personalisht Putinin pason një njoftim nga BE se Putin dhe ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov do të sanksionohen personalisht pas sulmeve të Rusisë.
Duke folur me gazetarët në konferencën e përditshme të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA, në përputhje me vendimin e aleatëve evropianë, do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare.
Por ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, Psaki u tha gazetarëve se masat e SHBA-së do të përfshijnë një ndalim udhëtimi në SHBA për presidentin rus.
Discussion about this post