Pak para nisjes për në Hagë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në kopleksin memorial, Adem Jashari, në Prekaz, shkruan Gazeta Blic.“Jam këtu për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari, për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit” .
“Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri” shkruan Thaçi në facebook.
Postimi i plotë:Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH
Discussion about this post