Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një videoje u është adresuar qytetarëve pas aktakuzës së ngritur ndaj tij dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.
“Ju drejtohem sot nga kjo zyrë, kam nderin për detyrën si president i Kosovës. Zemra ime është e lënduar, por jo dhe e thyer. Gjaku im është i nxehur, por i pastër, është i njëjtë me ata që më kanë dashur që me kanë përkrahur. Në këto çaste edhe me gjakun e atyre që më kanë paragjykuar, e gjykuar. Ndihem si asnjëherë më parë krejt i çliruar nga brengat e ballafaqimet politike, ato ndonjëherë kanë mjegulluar. Politika i ka dhe këto, është krejt e natyrshme që në këto momente jo të lehtë për mua.
Kam kujtuar momente historike e krejt personale, kam mendu për prindërit, gjyshërit, familjet e djalin tim, ky është çmimi për liri për Kosovën. E drejtë që duhet të zbardhet çdo pretendim për kreime, prej kujto që ka ndodhë e kurdo
Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krieme lufte asnjëherë, thotë ndër të tjera Thaçi.
Discussion about this post