Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se e kanë pikëlluar pa masë vdekjet e qytetarëve ditëve të fundit, nga infektimi me COVID-19, shkruan GazetaBlic.
Thaçi ndër të tjera ka thënë se ishte i trishtë lajmi për vdekjen e Adem Latifit, vëllaut të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifit.Thaçi i ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve të viktimave nga COVID-19.
Shkrimi i plotë:
Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH
Discussion about this post