Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë dy ditëve të ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, dhe për pasojë moti do të jetë i ndryshueshëm, raporton Gazeta Evropa.
“Riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, kurse pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell. Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellur edhe me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Gjatë këtyre dy ditëve të vjeshtës meteorologjike vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, kurse pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell. Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellur edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.
Discussion about this post