Paga minimale në Kosovë po kërkohet që të bëhet 400 euro.
Kështu të paktën kërkoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi. Sipas tij, nuk duhet nënshkruar asnjë kontratë nën pagën 400 euro.
Paga minimale në vend nuk pësoi ndryshime që nga viti 2011, ku për personat nën 35 vjeç është 130 euro ndërsa mbi këtë moshë është 170 euro.
Discussion about this post