Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asjnë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 7 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.892.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
12 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës.
Deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.011 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.892.
Në total numri i rasteve aktive është 321.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Discussion about this post