Arsyeja kryesore se pse qytetarët e Kosovës, sipas anketave të realizuara, janë më të pakënaqurit nga të gjithë popujt e rajonit të Ballkanit dhe që duan të largohen sa më parë nga Kosova, po vazhdon të jetë pikërisht klasa politike e inkriminuar dhe nëntoka kriminale e mafio-oligarkëve që po e sundojnë Kosovën, tash e 20 vite pas luftës.
E kjo situatë, duket se nuk do të ketë fund, pasi edhe pse e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, kosovarët duhet të përballen edhe me një monopol të krijuar vetë nga institucionet e vendit e i cili pritet të iu zbraz xhepat.
Testet PCR për koronavirus, ani pse janë falas në Institutin e Shëndetësisë Publike, së fundmi filluan të realizohen edhe në laboratorët privat.
Dy laboratorët që u licencuan për të kryer testime me metodën PCR, ishin laboratori mjekëror klinik “UBT” në Lipjan, dhe laboratori mjekësor i mikrobiologjisë klinike “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë.
Ani se MSH kishte njoftuar se kishte bërë inspektime para dhënies së licencave për testet serologjike dhe atyre PCR, laboratori “UBT” tash e gati një muaj me arsyetimin se nuk është gati nuk ka realizuar ende asnjë test, duke e ‘detyruar’ kështu MSH t’ia tërheq licencën, duke i hapur kështu rrugë laboratorit “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë që të krijojë monopol, në këtë pjesë duke vendosur një çmim prej 200 euro për një test PCR.
Por, për ironi të fatit “Medical & Laboratory Services” u raportua se pronar ka vajzën e njërit prej njerëzve që cilësohet si oligarku më i madh në vend Blerim Devolli, duke ia mundësuar kështu edhe një monopol në treg.
Kjo pasi, Devolli tash e disa vite menaxhon edhe me Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku mbanë monopolin e homologimit të automjeteve në tregun e Kosovës, ku deri në vitin 2019 qytetarët e Kosovës paguan rreth 26 milionë euro për një shërbim i cili u vlerësua si i panevojshëm edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Çmimi prej 200 eurosh për një test ‘PCR’ nxiti reagime të shumta nga e gjithë audience kosovare, përfshirë edhe fytyrat publike.
Kryeministri Avdullah Hoti, partia e të cilit udhëheq pikërisht me Ministrinë e cila ‘mundësoi’ këtë monopol, ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut si dhe i ka inkurajuar qytetarët që t’i raportojnë rastet.
E institucioni i cili merret me mbrojten e konkurencës në treg, Autoriteti Kosovar i Konkurencës ka bërë të ditur ky laborator mund edhe të mbyllet përkohësisht deri në gjashtë muaj si dhe mund të dënohet deri në 10% të qarkullimit.
Valon Prestreshi, kryetar i AKK-së, ka thënë se ky institucion është duke e monitoruar këtë proces me kujdes, dhe posedon listen e çmimeve te secilit laborator te licensuar.
Pas lajmeve se testi për coronavirus është paguar 200 euro, ka reaguar edhe laboratori ku është kryer testi dhe ku është bërë pagesa.
Në një njoftim, “Medical Laboratory&Services” thotë se pagesa 200 euro është e saktë dhe tregon arsyet pse është ky çmim.
“Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro”, thuhet në njoftimin e laboratorit lidhur me testin me metodë nukleare të performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV2” që, sipas laboratorit, e detekton virusin për 45 minuta.
Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, për Syri.net Kosova thotë se kjo qeveri ilegale, që nga dita e parë ashtu sikur kanë vepruar për 20 vite qeverisje, kanë vazhduar të punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe në dobi të oligarkeve, në dobi të grupeve të caktuara përfituesishë nga korrupsioni e krimi i organizuar.
“Natyrisht se dhënia e licensave laboratorëve privat për testet PCR per COVID-19 por edhe për testet serologjike, janë bërë për të përfituar këto grupe profiteresh. Sidomos kjo me PCR është krijuar monopol duke i dhënë vetëm një kompanie, e që zakonisht te ne monopolet cdo herë dalin të jenë të lidhura ngushtë me Devollët”
Ndërsa, lidhur me çmimin prej 200 eurosh për test, Rrahamni shton se pushtetarët nuk e kanë hallin e qytetarëve, por, të pasurimit të tyre dhe njerëzve pas tyre.
“Keta pushtetar nuk e kanë halilin e mendimit të xhepit të qytetarëve. Këta e kanë halilin e pasurimit të tyre dhe njerëzve të cilët janë prapa tyre. Duke marrë parasysh gjendjen të cilën jemi kjo është kosto shumë e lartë për qytetarët, fatëkeqësisht tashmë nuk mund të lëvizësh nga Kosova pa pasur testin, kjo edhe i obligon qytetarët që para çdo udhëtimi të bëjnë teste e që po është e pa përballueshme për qytetarët”.
Tutje, ai shton se dhënia e licensave për testet me COVID-19 është e sigurt që qëllimisht të krijohen monopole, ku copa e tortes do të jetë më e madhe për secilin.
“200 euro për një test është vlere shumë e madhe katër fishi i normales, pjesët e fitimit janë shumë të mëdhaja”
Rrahmani thekson se shteti duhet të sigurojë pa pagesë teste për të gjithë qytetarët.
Ai vlerëson se nëse në institucionet publike nuk kanë kapacitete të mjaftueshme, ato duhet të bëjnë nënkontraktime me laboratorët private ku ato do të punonin për institucionet publike e shteti do të marrë përsipër koston e tyre, mirëpo jo me çmime të tilla të cilat nuk ekkzistojnë askund në rajon. Kjo pasi, përveç kostos së lartë për qytetarët, kjo ndikon edhe në keqmenaxhimin e pandemisë, duke krijuar parregullsi e pasaktësi.
“Nëse do të ishte në kuadër të institucioneve publike do të testoheshin ata që kanë nevoj dhe do të ndikonte në uljen e përhapjes së pandemisë. Kështu sot kemi shumë qytetar që nuk kanë mundësi financiare për të bërë testet, e që kanë simptomat të mos flasim për kontaktet e tyre e për kontaktet e kontakteve të cilat që nga qeveria Kurti nuk janë bërë më asnjëherë. Sot testet në laboratorët private i bëjnë ata që kanë mundësi financiare, kurse në institucionet publike vazhdon pritja… me shpejt e kalon COVID-19 se sa deri të vie rendi për testim”.
Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova thotë se një test PCR për Covid- 19 që kushton 200 euro, me vet faktin që gjindemi në një situatë të rëndë ekonomiko-sociale, dhe në një krizë shëndetësore për xhepin kosovarë është i papërballueshëm.
Sipas tij, me vet faktin që i vetmi laborator qe ofron këtë mundësi në vend, në këtë rast kemi të bëjmë me monopol, ku i mundësohet përcaktimi i çmimit në treg.
“Çmimi do të duhej të formohej sipas çmimit ekujlibrues të tregut, në këtë rast do të duhej të intervenohej nga Autoriteti Kosovar i Konkurencës, si organ kompetentë dhe i përgjegjëshëm ku do te rregullonte këtë pjesë sipas tregut ekujlibrues.
Profesori Nezir Kraki, ka bërë një krahasim mes Kosovës dhe Francës, ku sipas tij atje testet janë të gjitha falas, ani pse rroga mesatare është pesë herë më e madhe se ajo në Kosovë.
Sipas tij, nëse Kosova do ishte e banuar me francezë, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti do t’u digjeshin zyret.
“Sa për info dhe per krahasim me Kosovën e bandave oligarkike:Në France këtë javë janë kryer 900 mijë teste për Covid-19.
Testet janë 100% FALAS, dmth mbulohen nga sigurimi shëndetësor.Në Francë rroga mesatare është diku 5 herë më e lartë se n’Kosovë. Dhe n’Kosovë testi per covid 19 kushton 200€.Ju garantoj që po t’ishte Kosova e banuar me francezë, sot Thaqit dhe Dullës do t’u digjeshin zyret.”
Ndryshe, ngritja e çmimit për një shërbim/ilaç të domosdoshëm për jetën e njeriut, vite më parë kushtoi shtrenjtë shqiptarit Martin Shkreli, shef i kompanisë farmaceutike i cili kishte bërë rritje marramendëse të çmimit të barnave jetë shpëtuese për pacientët me HIV.
Shkreli e rriti çmimin e ilaqit Daraprim nga 13.5$ në 750$, por më pas u dënua me burgim 7 vjet dhe në të holla 7.5 milionë dollarë nga një gjykatë federale në New York.
Discussion about this post