Analisti Halil Matoshi ka reaguar lidhur me dështimin e investimeve të qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria e shpresës është shndërruar në Zero-Qeveri, derisa vëmendje marrin zerot e investimeve kapitale të “gjeniut” të financës publike Hekuran Murati!
Matoshi ka shkruar po ashtu se sipas Raportit Financiar të Thesarit të Republikës së Kosovës, investimet kapitale janë më të ulëtat në 10 vitet e fundit.
Postimi i tij i plotë:
Shihni vet zerot e Qeverisë Kurti
Zerot e investimeve kapitale të “gjeniut” të financës publike Hekuran Murati!
Qeveria e shpresës shndërrohet në Zero-Qeveri!?
Sipas Raportit Financiar të Thesarit të Republikës së Kosovës, që e bani publik LDK, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, investimet kapitale kanë qenë vetëm 9% apo më të ulëtat në DHJETË VJETËT E FUNDIT.
P.S.
Zyrtarisht inflacioni në Kosovë asht 14.2%, pra nuk duhet me kanë ekonomist për me e pa se qysh humb parja publike në kuletën e ni llafazani t’pahajr!
Discussion about this post