• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 31 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Qorrolli këmbëngul: Ja pse Qeveria e re nuk mund të bëhet pa Vetëvendosjen

by Kosova24
22 Maj, 2020
in Politikë
0
Qorrolli këmbëngul: Ja pse Qeveria e re nuk mund të bëhet pa Vetëvendosjen
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Analisti i çështjeve politike dhe juridike Vigan Qorrolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund të bëhet pa fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën në Kuvend, e nënkupton partinë e çertifikuar nga KQZ, me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend.

Qorrolli ka theksuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund të thotë se partia fituese i ka kaq ditë në dispozicion për t’ju përgjigjur Presidentit të Republikës.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë normë të re në asnjë mënyrë, pasi që asaj i takon ta interpretojë vetëm aktin e Presidentit të Republikës – i cili me Dekretin 24/2020 nuk e mandatoi partinë që e ka fituar shumicën.

Ai ka thënë se rruga e ndryshimit të normës kushtetuese bëhet sipas procesit të njohur të amendamentimit të saj nga institucioni prej të cilit buron: Kuvendi. Këtë procedurë e rregullon neni 144 i Kushtetutës.

Postimi i plotë i Qorrollit në Facebook:

GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA AUTORIZIME KUSHTETUTBËRËSE!

  1. Çfarë është objekt i interpretimit kushtetues pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës? Objekti i shqyrtimit të kësaj Gjykate është Dekreti i Presidentit të Republikës së Kosovës nr. 24/2020 me të cilin z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
  2. Aktiviteti praktik i interpretimit të Gjykatës është teksti origjinalist i Kushtetutës së Kosovës, të hyrë në fuqi me 15 qershor 2008. Neni 95, paragrafi 5 i Kushtetutës, përcakton shprehimisht:

“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.”

III. Ky përcaktim origjinalist i kushtetutbërësit (Kuvendit) mbi formulimin e rreshtit të katërt: “në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka FITUAR (…)” nënkupton qartësisht se Qeveria e Kosovës NUK MUND të bëhet pa fituesin e zgjedhjeve. Partia politike ose koalicioni që ka FITUAR shumicën në Kuvend, e nënkupton partinë e çertifikuar nga KQZ, me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend. Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, sipas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit 2019, e ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend.

  1. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në identitetin e saj, tashmë të etabluar 12 vjeçar, e ka interpretuar normën kushtetuese në disa raste sipas doktrinës së “pouvoir regulateur”, pra të një pushteti rregullator.

Kushtetuta e Kosovës i përket grupit të kushtetutave liberale dhe Gjykata Kushtetutese si interpretuesi përfundimtar i saj, është e obliguar ta ndjek gjuhën e tekstit autoritativ. Rëndësia e gjuhës së tekstit origjinalist është e pamohueshme.

Besnikëria e mirëfilltë në togfjalëshin e paragrafit 5 të nenit 95, për partinë ose koalicionin që ka FITUAR shumicën – i obligon gjyqtarët kushtetues t’i përmbahen origjinalit si ndjenjë e respektit thelbësor të kushtetutbërësit që e promovon fituesin e zgjedhjeve për formator të qeverisë.

  1. Vetëm dhe ekskluvisht në SHBA vlejnë Federalist Papers, si bazë për interpretimin kushtetues nga Gjykata Supreme e ShBA-ve, meqë këtë detyrë e kryen ajo në këtë shtet. Në sistemin kontinental (Evropë) dokumentet përgatitore “travaux preparatoires” nuk kanë asnjë relevancë për gjyqtarët dhe gardianin e kushtetutës – Gjykatën.

Gjykata jonë kushtetuese nuk mund të ndërhyjë në tekste joautentike, se çka ka thënë njëri ose tjetri anëtar i Komisionit Kushtetues në vitet 2007-2008. Kapitujtë II dhe III të Kushtetutës, të bartura “copy-paste” nga Pakoja e Ahtisaarit, vallë a do mund të intepretoheshin sipas modelit të atyre dokumenteve përgatitore të Komisionit? Nuk e ka këtë autorizim Gjykata, prandaj ato dokumente përgatitore nuk paraqesin një burim juridik të vlefshëm juridik për interpretimin e Kushtetutës tonë.

VII. Ati themelues i gjyqësisë kushtetuese dhe kryetari i parë i një Gjykate Kushtetuese në botë (asaj austriake) profesori vjenez, Hans Kelsen, thotë se, “(…) edhe nëse gjyqtarët kushtetues bëjnë ligj, ata nuk e bëjnë këtë lirshëm, pasi vendimmarrja e gjyqtarëve është ‘absolutisht e përcaktuar me kushtetutë’. Prandaj, një gjykatë kushtetuese e ka vetëm rolin e “një ligjvënësi negativ”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund të krijojë normë të re në asnjë mënyrë, pasi që asaj i takon ta interpretojë vetëm aktin e Presidentit të Republikës – i cili me Dekretin 24/2020 NUK e mandaton partinë që e ka FITUAR shumicën.

Rruga e ndryshimit të normës kushtetuese bëhet sipas procesit të njohur të amendamentimit të saj nga institucioni prej të cilit buron: Kuvendi. Këtë procedurë e rregullon neni 144 i Kushtetutës.

VIII. Gjykata nuk mund të thotë se partia fituese i ka kaq ditë në dispozicion për t’ju përgjigjur Presidentit të Republikës, që me modelin tonë kushtetues ka “Pouvoir Neutre” – ose Pushtet Neutral, sipas definimit të juristit dhe filozofit gjerman, Carl Schmitt.

Sistemin që e ndjek Republika është ai i jurisdiksionit ekskluziv të sistemit të centralizuar të kontrollit kushtetues, dhe kjo nënkupton se ajo nuk mund të interpretojë norma të paqena (inekzistente). Kushtetuta është e heshtur për afatin e përgjigjes dhe Gjykata nuk mundet me aktgjykim ta tejkalojë normën kushtetuese. Në shoqëri të pjekura demokratike, kjo “heshtje” kushtetuese tejkalohet me konsensus politik. Partia fituese e zgjedhjeve, sipas praktikës parlamentare dhe rregullave të demokracisë, brenda një periudhe të arsyeshme kohore duhet t’ia paraqes kandidatin Presidentit të Republikës.

  1. Afati i arsyeshëm kohor sipas jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg definohet ajo kohë e cila është mjaft e nevojshme, e përshtatshme, për të bërë gjithçka që kërkohet të bëhet, sa më shpejt që rrethanat e lejojnë. As nuk mund të jetë 10 ditë, por as 10 muaj.
  2. Praktika e GjEDNj në Strasbourg e përcakton afatin e arsyeshem kohor, në atë menyrë kur një lëndë e shqyrtimit gjyqësor duhet proceduar në kohë të arsyeshme. Kësisoji, Gjykata gjithmonë fillon me përcaktimin e pikës fillestare (dies a quo) dhe përfundimin (dies ad quem) e periudhës që do të konsiderohet si e vlefshme.

Gjykata Kushtetuese nuk mund ta përcaktojë afatin në asnjë mënyrë, sepse Kushtetuta nuk është Kod Penal të sanksionojë afate brenda të cilave palët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj ligjit. Ajo është një dokument themeltar i shtetit ku parimet bazë të shtetit definohen si rregulla të mishëruara të një demokracie parlamentare kushtetuese.

Previous Post

Ky ishtë vëllai i Mentor Kurtishit i cili ndërroj jetë sot

Next Post

Nasim Haradinaj del tërësisht nga kontrolli, e quan Ibrahim Rugovën tradhtar dhe pijanec

Related Posts

Meliza Haradinaj: Vetëvendosje ishte më e ashpër ndaj SHBA-ve sesa ndaj Serbisë
Politikë

Meliza Haradinaj: E përgëzoj Kurtin për qëndrimin dinjitoz në dialog, por nuk e përgëzoj që këtë gjë

21 Gusht, 2022
Befason Xhavit Haliti thotë se e ka zbuluar planin e fshehtë të Albin Kurtit për Kosovën
Lajme

Xhavit Haliti dyshon që Kurti e Vucic janë marrë vesh për lojë politike

20 Gusht, 2022
Mustafa: Kurti e Osmani jo që s’u ftuan nga SHBA, por nuk iu dha mundësia të shihen as në ekranet e llaptopëve
Lajme

Isa Mustafa ‘godet’ Albin Kurtin për krizën energjetike: Pasoja e mosmenaxhimit do të jenë të mëdha për qytetarët dhe ekonominë

16 Gusht, 2022
Haxhiu: Asnjë parti s’ka punuar më shumë për veriun sesa PDK-ja
Lajme

Haxhiu: Asnjë parti s’ka punuar më shumë për veriun sesa PDK-ja

4 Gusht, 2022
Kurtit po i myken paratë, reagon Abdixhiku: Ky fukarallëk mendor po na tkurrë si shoqëri
Politikë

Kurtit po i myken paratë, reagon Abdixhiku: Ky fukarallëk mendor po na tkurrë si shoqëri

30 Korrik, 2022
Jep dorëheqje nga Vetëvendosje themeluesi i saj në Prizren: Haram djersa dhe aktiviteti im
Politikë

Jep dorëheqje nga Vetëvendosje themeluesi i saj në Prizren: Haram djersa dhe aktiviteti im

21 Maj, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.