Qytetarë nga vende të shumta kanë shkuar në pikën kufitare në Morinë për të pritur presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili ka mbërri në Tiranë nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara.
Thaçi nesër në ora 20:00 do të flas për ditët e kaluara në Holandë.
Qytetarët në Morinë thanë për Klan Kosovën se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe ufta e UÇK-së nuk janë vetëm.
Enver Krasniqi nga Obiliqi ka thënë se Thaçi është një hero i gjallë.
“Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Presidenti është legjendë e gjallë”, ka thënë Krasniqi.
Discussion about this post