Ka filluar forumi ekonomik rajonal në Shkup, ku po marrin pjesë kryeministrave të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama në fjalën e tij ka kritikuar shtetet e tjera të Ballakanit Perëndimor që nuk po i bashkëngjiten kësaj nisme, raporton Demokracia.com.
“Gjithmonë duke u thënë të tjerëve “hajdeni”. Nuk e kuptoj Mali i Zi për çfarë mendohet. Për çfarë? Mendohet se si të zgjidhë problemin e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur ndaj kësaj nisme. Po Bosnja? Për çfarë mendohet?”, ka thënë Rama.
Kryeministri i Shqipërisë tha “se e di për çfarë po mendohet Kosova”, dhe se është kundër kësaj pike.
“Sepse e di për çfarë mendohet Kosova, dhe në këtë pikë, jam absolutisht me një qëndrim të kundërt sepse për mua, të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe të bëjnë maksimumin në këtë proces për vetën e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqërinë e tyre, të gjithë së bashku”, tha ai.
Vlen të theksohet se Demokracia.com ka raportuar ditë më parë se ky emër do të ndryshojë në “Iniciativa për katër liritë e lëvizjes”.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë pjesë në këto takime mes liderëve të shteteve të rajonit dhe e ka kundërshtuar këtë nismë që nga fillimi.
Discussion about this post