Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka reaguar pas deklaratës së kryeinfermierës së Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, e cila ka kërkuar që Hoxha të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.
Kjo pasi që deputetja e PDK-së, anipse ka rezuzltuar pozitiv me COVID-19, është fotografuar rrugëve të Prishtinës, veprim ky i cili ka ngjallur reagime të shumëta, shkruan Gazeta Sinjali.
Në reagimin e saj në Facebook, Hoxha ka kërkuar nga kryeinfermierja e Pulmologjisë që të kërkojë falje publike për deklaratën e saj, e në anën tjetër Sejdiu sic duket e ka fshirë postimin e saj ku e kritikonte Hoxhajn për dalje jashtë shtëpisë.
Postimi i plotë i Eliza Hoxhës:
SINQERITETI, COVIDI DHE GJYQI PUBLIK
Artë e nderuar, fakti që unë e kam bërë publike flet për përgjegjësinë time karshi të tjerëve. Duke qenë e sinqertë i kuptoj edhe pasojat e gjykimet që mund të vijnë por besoj se edhe ju e edhe të gjithë e dijnë që për të marr një shërbim jomobil cfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë, dorëza dhe pa askend në afërsi…
Unë po ta bashkangjes raportin këtu për ta plotësuar kërkesën tënde komplet joetike ndaj një pacienti që kartelën mjekësore dëshiron ti me e qitë në publik.
Me krejt këtë më e pakta që mund të bësh është të kërkosh falje publike./Gazeta Sinjali
Discussion about this post