Një punëtor derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në Prishtinë është rrëzuar.
Aty tanimë ka arritur autoambulanca dhe zjarrfikësit.
Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci, për IndeksOnlinen ka thënë se policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.
Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhenien e ndihmës së nevojshme.
Discussion about this post