Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, kjo pas rritjes së madhe te rasteve me Coronavirus në javët e fundit.
Hoti ka thënë se është i gatshëm për masa ekstreme për të mbrojtur jetën e qytetarëve
Mirëpo, analisti Rron Gjinovci po vlerëson se Hoti qëllimisht ka rrezikuar jetën e qytetarëve duke mos e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më parë.
Madje, Gjinovci ka thënë se Hoti duhet të arrestohet nga Prokuroria e Kosovës si i dyshuar për vdekjet e javëve të fundit të personave të prekur me Coronavirus, shkruan Reporteri.
“Tashme u bo krejtesisht e qarte qe kryeministri Hoti me qellim nuk ka marre masa per me shpalle gjendjen e jashtezakonshme. Prokuroria duhet me arrestu si te dyshum per vdekjet e javeve te fundit”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Kujtojmë se të dielën, Hoti ka njoftuar se do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare me të cilët do të diskutojnë dhe do të vlerësojnë se a është e nevojshme që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend. Disa nga kryetarët e komunave të Kosovës tashmë janë deklaruar pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. /Reporteri.net
Discussion about this post