Rron Gjinovci, Drejtori i Organizatës ORCA, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se është shoqëruar në polici të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Sipas Gjinovcit kjo ka ndodhur pasi që ka ekspozuar disa plagjiatura të ministrit të Arsimit.
“Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të Ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur Ministër i Brendshëm është Agin Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti”, ka shkruar ai.
Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të Ministrit Ramë Likaj….
Posted by Rron Gjinovci on Friday, 19 June 2020
Discussion about this post