Në tubimin elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zonën e qytetit me nëndegët “Shaban Polluzha” e “Gani Qafderbasha” , kandidati për deputet Salajdin Fanaj, godet keqqeverisjet e VV-së dhe PDK-së në Prizren.
Në një paralele të ngritur mes qeverisjes së mirë lokale të LDK-së dhe dy keqqeverisjeve të partive që më shumë kohë kalojnë në seanca gjyqësore, Fanaj potencoi që qeverisja e mirë e LDK-së është shembull që duhet ndjekur ,e jo tu jepet hapësirë partive të propagandes e suficitit bugjetor.
Në mes tjerash Salajdin Fanaj tha që “qeverisja e tyre aktuale hap e mbyllë konkurse për drejtorë , hap e mbyllë konkurse për mësimdhënës , hap tendere e të njëjtit i mbyllë vetëm për individ që janë anëtarë të brigadave të kuqe, se kjo keqqeverisje në vend se në kohë pandemie të investojë për lehtësimin e jetesës qytetare , të investoje në infrastukturë shendetësore, ata kthejnë dhjetëra miliona suficit, vetem e vetem se nuk po arrijnë t’i shpërblejnë anëtarët e tyre me kontrata.
Për fund ai bëri thirrje që të votohet për pasardhësit e Ibrahim Rugovës , për pasardhësit e qeverisjes së mirë të Eqrem Kryeziut .
Salajdin Fanaj është pjesë e listës së LDK-së , me nr. 91.
Discussion about this post