Për secili person që synon të punoj diku në sektorin publik, qoftë në administratën publike apo kudo tjetër e që paguhet nga taksapaguesit e kosovarë, me fillimin e ligjit për pagat, të mos frikësohet se do tu bëhet ndonjë e padrejtë.
Kështu është zotuar zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri.
Ai gjatë një interviste në T7 ka thënë se nuk do të ketë më kontratë mbi vepër.
“ Nuk do të ketë më kontratë mbi vepër. Nuk do të ketë më të punësuar në sektorin shtetëror me të njofshëm”, tha Tahiri.
Ai këto deklarata i bëri pasi që gjatë ditës kishte zhvilluar një takim me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami e e cila vjen nga radhët e LDK-së.
Tutje Tahiri nuk ka premtuar se ky ligj do të hyjë në fuqi më 1 janar.
Discussion about this post