Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i ka 700 milionë euro për t’u shpenzuar në energji elektrike, por që të njëjtën shumë nuk po e përdorë, duke i lënë të “rrinë kot”.
“Ka disa muaj që kam postuar mbi shifrën marramendëse të parave të gatshme në thesar që kjo qeveri i mban. Atëherë ishin rreth 500 milionë, sot del të jenë afër 700 milionë”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Këtë status të Dardan Sejdiut e ka komentur dhe ish-nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli duke thënë se ” Po e lujnë logjiken e Nastadinit,” Kept ner krye”, 700min n’thesar, e populli n’terr, u shpreh Pacolli përmes një komenti të bërë në postimin e Dardan Sejdiut.
Discussion about this post