Ministri në detyrë i Drejtësisë, njëherësh kandidati për deputet nga AAK-ja, Selim Selimi tha se e vërteta e Kosovës duhet t’i bëj jehonë në botë të drejtës sonë, shkruan Indeksonline.
Ai u shpreh se do t’i ndjek dhe do t’i gjykojë ata kriminelë që sot shëtisin të lirë në Serbi.
“Gjatë mandatit tim kujdes të vecantë i kemi kushtuar të pagjeturve dhe viktimave të luftës. Dhimbja e tyre duhet të jetë agu dhee muzgu jonë. Gjatë këtij mandati, ne kemi themeluar Insititutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i cili do të jetë një adresë e memories sonë kolektive. Kosova nuk do të harrojë kurrë. Ne kemi hapur edhe “Këndin e Kurajos”, ku kemi paraqitur të gjitha punët që i kanë bërë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që t’iu ndihmojnë atyre që të kthehen në jetë.
Ne kemi bërë edhe hapjen e ekspozitës “Rrugëtimi Drejtë Lirisë”, të fotografit Alban Bujari…Kemi bërë disa ndryshimë legjistalive, për t’i mundësuar prurjen e drejtësisë në Kosovë. Kemi amandamentuar Ligjin e Procedurës Penale, në të cilin kemi mundësuar ndjekjen dhe Gjykimin në mungesë. Gjë, që do t’i ndjek dhe do t’i gjykojë ata kriminelë që sot shëtisin të lirë në Serbi”./Indeksonline/
Discussion about this post