Ish-ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook, se kanë marrë njoftimin zyrtar nga IKSHPK-ja, se janë shëruar bashkë me bashkëshorten e tij nga Covidi-19, transmeton IndeksOnline.
“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK-ja se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë.
Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, ka shkruar Abdixhiku./IndeksOnline/
Discussion about this post