Parashikimi i motit.
Indeksi i rrezeve UV ditën e premte mbetet në vlera shumë të larta, e ditën e shtunë do të zbres në vlera të ulëta.
Datat:
17.07.2020 – Mbetet nxehtë. Paradite intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje, mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 30C, e në vise malore 9C deri 19C. Ditën do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-7m/s, e në mbrëmje mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-12m/s. Indeksi UV: 9.
18.07.2020 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Në mëngjes reshje të dobëta shiu. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu me ndonjë bubullimë. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, në vise të ulëta 14C deri 22C, e në vise malore 11C deri 15C. Era do të fryejë mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 2. /Gazeta Sinjali/
Discussion about this post