Ka shkuar në 112 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë. Derisa vetëm ditën e sotme janë regjistruar 4 viktima.
Viktima e parë gjatë ditës së sotme u shënua në spitalin e Pejës. Siç njoftoi spitali, pacientja ishte e prekur me koronavirus dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan lajmi.net.
Ndërsa një 64-vjeçar nga Gjilani, i cili ishte konfirmuar me koronavirus po ashtu ka ndërruar jetë sot.
Një rast tjetër i vdekjes ka ndodhur edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Kurse në komunën e Drenasit sot u shënua viktima e parë nga Covid-19.
Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit janë 306 pacient që po trajtohen në QKUK dhe 7 spitale të vendit.
Prej tyre, 217 janë me oksigjeno-terapi dhe 11 të intubuar.
Në Klinikën Infektive, ku edhe është numri më i madh i pacientëve që po trajtohen, gjithsej 96, 60% e tyre janë në oksigjeno-terapi.
5 nga pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pacientë të konfirmuar me Covid-19:
- Klinika Infektive 96 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë
- Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë
- Spitali i Prizrenit 31 pacientë
- Spitali i Gjakovës 33 pacientë
- Spitali i Pejës 43 pacientë
- Spitali i Ferizajt 13 pacientë
- Spitali i Gjilanit 17 pacientë
- Spitali i Mitrovicës 2 pacientë
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren, por rezultatet e tyre do të bëhen të ditura të mërkurën, në orën 15:00.
MSH-ja po ashtu njoftoi se tash e tutje rezultatet do të bëhen të ditura çdo ditë në orën 15:00. /Lajmi.net/
Discussion about this post