Mungesa e personelit të zjarrfikësve është një çështje që bëri bujë goxha shumë verën e vitit të shkuar.
Atëkohë, temperaturat e larta bënin që vendi, herë pas here, të përfshihej nga zjarret në fusha e male.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent evidentoi dhe theksoi se kishte mungesë stafi për çka, me datën 4 gusht 2021, hapi një konkurs ku planifikonte të merrte në punë 12 zjarrfikës dhe katër vozitës të zjarrfikësve në qytete të ndryshme si në Podujevë, Gjilan, Malishevë, Gjakovë, Suharekë dhe Skenderaj.
Për të qenë pjesë e rekrutimit, kandidatët duhet të plotësonin disa kritere dhe të posedonin disa dokumente, në mesin e tyre edhe kategorinë C të vozitjes.
Mirëpo, ky kriter mesa duket ishte i vlefshëm vetëm në fletën e konkursit dhe jo edhe në praktikë.
Mungesa e kategorisë C në patentë shoferin e kandidatit Urim Musmurati nuk ishte pengesë që ai të fitonte pozitën e shoferit të zjarrfikëseve në Gjilan.
Discussion about this post