Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shpërndarje të fotografive dhe videove në të cilat shkruhet se ka vdekur kreu i LDK-së, Isa Mustafa si pasojë e infektimit me koronavirusin.
Policinë pas shpërndarjes së videove e ka lajmëruar sekretari i LDK-së, Arban Abrashi.
Në një përgjigje për gazetën “Express”, Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovs pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.
Në rrjete sociale janë shpërndarë edhe disa foto e video të rreme, ku thuhet se kreu i Lidhjes Demokratike ka ndërruar jetë.
Madje, me anë të montazhit janë bashkuar edhe video kur anëtarë të kësaj partie po bënin homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Megjithatë, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK-së po vazhdon që të qëndrojë në vetizolim dhe është në gjendje të mirë.
Discussion about this post