Skuqja dhe irritimi i lëkurës është shtuar në listën e simptomave të pacientëve të prekur me koronavirus, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësor në Britani të Madhe, ku 1 në 11 pacientë kanë pasur probleme të tilla, shkruan Daily Mail.
Akademikët nga kolegji King në Londër kanë mbledhur të dhënat e 20 mijë britanikëve që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ku kanë vërejtur në trupin e tyre skuqje dhe irritim të lëkurës, transmeton Telegrafi.
Ata vërejtën se 9 për qind e të infektuarve vuanin nga irrimiti i lëkurës, dhe tani po kërkojnë që edhe zyrtarisht t’i shtohet listës së simptomave të personave të prekur me koronavirus.
Sipas tyre, të gjithë ata që kanë simptomë të tillë, duhet vëzhguar nga ekspertët e sëmundjeve ngjitëse. Zyrtarë shëndetësor në Britani të Madhe, deri më tani kanë konfirmuar vetëm tri simptoma – temperaturë, kollë të vazhdueshme dhe humbje të shijes.
Në anën tjetër, në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka paralajmëruar për 11 simptomat “bazë” si janë dhimbja në nyjave, dhimbje koke, skuqje të fytit dhe frymëmarrje të shkurtuara. /Telegrafi/
Discussion about this post