• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 5 Dhjetor, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova 24 SH.P.K.
No Result
View All Result

Tahiri: Jam kërcënuar gjatë mandatit, tani një oligark po rrezikon jetën time dhe familjen

by Kosova24
26 Tetor, 2021
in Lajme
0
Tahiri: Jam kërcënuar gjatë mandatit, tani një oligark po rrezikon jetën time dhe familjen
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili synon edhe një mandat tjetër në këtë komunë ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, i cili e çoi në balotazh me PDK-në. Sipas Tahirit, LDK është rikthyer fuqishëm dhe që nga viti 2004, LDK në Vushtrri nuk e ka pasur rezultat më të mirë.

I ftuar në “Frontal” në T7, Tahiri  tha se e ka pritur këtë rezultat zgjedhor.

“Në Vushtrri nga viti 2004 nuk e kishim këtë rezultat të votave si subjekt politik. Në të vërtetë unë e kam ditur dhe ja kam thënë ekipit tim se ne jemi tri subjekte të forta në qytetin e Vushtrrisë dhe do të kemi një shpërndarje më të barabartë të votave, prandaj kjo ndodhi. E kam pritur këtë rezultat”, u shpreh Tahiri në T7, transmeton Express.

“Në Vushtrri kemi pasur tri subjekte politike të fuqishme dhe ky rezultat shënon rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me rezultatin e vitit 2004, nga 6 asamblistë tani kemi 11 asamblistë çka do ta lehtësojë qeverisjen tonë katër vjeçare”, shtoi ai.

Tutje, Tahiri tha se kandidatin e PDK-së nuk e sheh si kundërshtar.

“As në vitin 2017 as tani kundërkandidati im nuk është kundërshtari im.  Edhe në vitin 2017 kundërshtari im ishte PDK-ja edhe sot kundërshtari im është PDK-ja”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për prishjen e koalicionit me LVV-në në Vushtrri, duke u shprehur se tani për tani ndoshta do ta rikonsideronte.

“Ndoshta do ta rikonsideroja prishjen e koalicionit me LVV-në në Vushtrri”, tha Tahiri.

Tahiri tha se gjatë mandatit qeverisës ka marrë kërcënime të cilat thotë se i ka raportuar në polici. Tahiri tha se kampi i PDK-së po bën fushatë për të me lajme të rrejshme duke e rrezikuar bashkë me familjen.

“Kampi i PDK-së po bën fushatë me lajme të rrejshme që po rrezikojnë jetën time dhe të familjes time”, tha Tahiri.

Sipas tij, këto faqe në internet po financohen nga një oligark që sipas Tahirit, pasurinë e ka krijuar babai i tij para luftës në mënyrë të dyshimtë.

“E ka vazhduar me ndërtime të egra në Vushtrri dhe qytetarët e dinë se ai do të bëhet drejtor i Urbanizmit, për të vazhduar e kompensuar financimin e fushatës. Prandaj i ftoj të heqin dorë prej kësaj fushate të egër”, tha Tahiri, transmeton Gazeta Express.

“Unë gjatë mandatit kam pasur kërcënime të cilat i kam raportuar në polici, nga adresa të panjohura e të cilat janë zhdukur e policia është duke i zhvilluar hetimet.  Edhe për këto lajme të rrejshme do të hapim rast në Policinë e Kosovës dhe pres të marrin veprime të menjëhershme… Uebfaqja që po publikon lajme të rrejshme për mua është me bazë në Gjermani, ky biznesmen ka biznese në Gjermani, po them prap për mua të dyshimta për krejt qytetarët e Vushtrrisë të dyshimta, do të lajmërohen në organet e rendit”, shtoi ai.

Previous Post

Arrestohet Afrim Tovërlani, dyshohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Next Post

Mehmet Bogujevci: “E kam refuzuar pensionin 1000 euro të Serbisë për 500 euro të Kosovës”

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova 24 SH.P.K.

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kosova 24 SH.P.K.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.