Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Takimi prej 3 orësh, është zhvilluar në njërin nga hotelet në Prishtinë.
Menjëherë pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk kanë diskutuar për çështje politike, derisa theksoi se ka qenë vetëm “ndej” me bashkëpunëtorët.
E, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i ish-ministres, Albulena Haxhiu ka thënë se, këto janë përpjekje dëshpëruese për të gjetur shpëtim për qeverinë ilegale “Koti”.
Mes tjerash ai ka bërë me dije se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.
Ja shkrimi i tij:
Takimet disa orëshe Isa-Ramushi, Isa-Fatmiri janë përpjekje dëshpëruese për të gjetur shpëtim për qeverinë ilegale KOTI.
Zgjedhjet janë të pashmangshme.
#QeveriaKURTI2️⃣✌po vjen!
Discussion about this post