Kryetari i Vetëvendosjes (VV) , Albin Kurti, është parë në mesditë në një nga lokalet e Prishtinës në takim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Nuk dihet nëse ky takim ishte i karakterit koordinues lidhur me takimin që do ta kenë sonte në ora 21:00 apo për diçka tjetër.
Ndryshe sonte në ora 21:00 është paralajmruar një bashkëbisedimin rreth temës “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor: Zhvillim i vazhdueshëm apo periferi e përhershme e Evropës?” ku do të flet edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurti.
Folës të tjerë janë edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon dhe Presidenti i Komisionit Parlamentar për Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth që njëherit është nikoqir dhe moderator i këtij bashkëbisedimi./tvprizreni.info/
Discussion about this post