Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kandidaten për Presidente, Vjosa Osmanin.
Sipas njoftimit Osmani uroi Kurtin për detyrën e re, përcjellë Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë nga Kryeministria:
Sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenten në ardhje të Republikës, znj. Vjosa Osmani.
Znj. Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.
Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë.
Discussion about this post