Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit i kanë shkaktuar dëme mbi 35 milionë euro komunave të vendit. Me 23 gusht dorëzohen paditë.
Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit do të përballen me padi.
Me 23 gusht, komunat do të padisin të dy këto dikastere për shkak se po vlerësohet se u kanë shkaktuar dëme rreth 35 milionë euro në buxhetin lokal.
Kështu bëri të ditur drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ibrahimi foli edhe për projektet që janë ndaluar.
Mes tjerash drejtori ngriti shqetësim edhe për furnizimin me libra shkollor nëpër komuna.
Discussion about this post