Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me zhvillimet e fundit në vend, dhe rreth publikimit të aktakuzave të Gjykatës Special për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Ai thotë se mos shkuarja e Thaçit në Uashington ishte gjeja më e mirë për Kosovën.
Maralusha me tej shton se tashmë është koha që Ramush Haradinaj të largohet nga koalicioni aktual, dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Ndërsa, është i mendimi se Thaçin duhet ta zëvendësojë kryetarja aktuale e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ja shkrimi i tij:
- Gjeja më e mirë që i ndodhi Kosovës sivjet është mos-shkuarja e Thaçit në Uashington dhe shpëtimi i Kosovës nga copëtimi që Thaçi ishte më se gati më e nënshkruar. S’ka dialog që e qon Kosovën në drejtim të copëtimit.
- Tash është koha për Ramush Haradinajn me u tërheq prej koalicionit me kuislingët dhe me ruajt nderin e Dukagjinit, kështu që qeveria do të bie dhe Kosovë për të shkuar në zgjedhje demokratike pa Hashim në udhëheqësi dhe pa një qeveri kuislingë.
- Vjosa Osmani duhet ta zëvendësojë Hashim Thaçin në kryesi të republikës. Asnjeri që është nder akuze nga gjykata nuk duhet të mbajë asnjë pozitë politike.
Discussion about this post