Me 18 korrik të vitit 2018, Komisioni Europian kishte deklaruar se Kosova ka përmbushur dy kërkesat apo dy kushtet e fundit për liberalizim të vizave. Në komunikatën e viti 2018 të Komisionit thuhej se me ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe progresi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, janë përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, shkruan FishMedia.
Por që nga ajo kohë përkundër premtimeve boshe si nga liderët kosovarë ashtu edhe nga ata europianë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, edhe pse ka pasur zëra të zyrtarëve të ndryshëm europianë që Kosovës po i bëhet padrejtësi në këtë aspekt, por si duket forcat kryesore si Franca dhe Gjermania kanë qenë pengesat kryesor rreth kësaj çështjeje.
Me këtë rast kanë reaguar shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale, të cilët shfrytëzojnë rastin ti bëjnë thirrje BE-së, që të ja u mundësojnë lëvizijen e lirë qytetarëve të Kosovës, të cilët e meritojnë lëvizjen e lirë si cdo qytetarë Europianë, pasi Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet qysh nga viti 2018. /FishMedia/
Discussion about this post