Mëngjesi i së shtunës ishte fatal për dy persona nga fshati Repë, komuna e Podujevës, shkruan Gazeta Blic.Aty kanë mbetur të vdekur dy persona, si pasojë e një zënke mes vete.Njëri nga ta ka mbetur i vdekur në vend, teksa tjetri ka marrë plagë të rënda.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar edhe vdekjen e personit të dytë.
Ai ka thënë se nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.”.
Dyshimet e para janë që ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e zënkës për një tokë.
I arratisuri kishte ardhur ditë më parë nga Anglia, ku kishte nisur zënka mes tyre.“Kositja e një livadhi dhe pretendimi i dy familjeve që është i tyre anipse ajo tokë është e një serbi, por të dy kanë prentenduar se iu takon atyre”, i ka thënë Gazetës Blic, një burim brenda fshatit.
Discussion about this post