• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 31 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Tomë Gashi reagon ndaj Hashim Thaçit: Edhe po t’i ketë 77 gjykatës në Kushtetuese, dekreti i Presidentit duhet të shpallet antikushtetues

by Kosova24
23 Maj, 2020
in Lajme
0
Tomë Gashi reagon ndaj Hashim Thaçit: Edhe po t’i ketë 77 gjykatës në Kushtetuese, dekreti i Presidentit duhet të shpallet antikushtetues
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për formimin e Qeverisë së re.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai do të japë dorëheqje, nëse një gjë të tillë ia kërkon Gjykata Kushtetuese.

E së fundmi ka pasur lajme se janë shtatë gjyqtarë të Kushtetueses, në favor të dekretit të presidentit, madje pati dhe reagime të shumta se si po dihet vendimi përfundimtar, pa u publikuar ende nga vet Gjykata.

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Gjykata duhet ta shpallë antikushtetues dekretin e Thaçit, pa marrë parasysh përkrahjes nga gjyqtarët.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet ta shpallë antikushtetues dekretin e Thaçit.

Nuk ka gjykata alternativë tjetër sepse dispozitat e Kushtetutës janë shumë të qarta dhe nuk lejojnë manipulime, pa marrë parasysh a i ka 7 gjykatës të vet Thaçi.

Po t’i ketë kushtimisht edhe 77 gjykatës të tij, vendimi i gjykatës duhet të jetë në favor të dispozitave të padiskutueshme të Kushtetutës“, është shprehur ai.

Sipas Gashit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sepse kështu e thotë Kushtetuta dhe jo pse e kërkon VV apo Albin Kurti.

“Dhe jo që anulimin e dekretit po e kërkon Vetëvendosje, qeveria dhe vet Kryeministri Albin Kurti por se ashtu është e paraparë me Kushtetutë, që vendi duhet të shkojë në zgjedhje sepse nëse vendoset ndryshe ku logjika e zgjedhjeve, pse ne dalim në zgjedhje nëse qeverinë po mund ta formojë edhe partia e 4 edhe e 7 edhe e 2 edhe secila që i teket presidentit të ia japë mandatin.

Në situata të tilla, presidenti do të dukej si mbret apo diktator e jo si një post ceremonial që paraqet unitetin e popullit“, ka vlerësuar avokati.

Më tej, ai thotë se dekreti duhet anuluar dhe Thaçi nuk do të japë dorëheqje, sepse këtë nuk do ta kërkojë Gjykata, por e gjithë kjo nga ai është manipulim, që të duket më i sigurt në dekretin e tij.

“Normalisht Gjykata Kushtetuese do ta anulojë dekretin e Thaçit si antikushtetues sepse kjo është çështje.

Normal që LVV është në të drejtën ligjore dhe kushtetuese të kërkojë zgjedhje sepse kështu e thotë Kushtetuta dhe normal që Thaçi nuk do të jep dorëheqje.

Sepse këtë nuk do ta kërkojë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj, sepse kjo nuk është tema por është manipulim i Thaçit servuar opinionit dhe qytetarëve të Kosovës, që të duket kinse është aq i sigurt në dekretin e tij”, ka theksuar Tomë Gashi për “Bota sot”.

Avokati vlerëson se presidenti ka luajtur me qytetarët, derisa e ka shpallur dekretin 5 minuta para përfundimit të orarit të administratës së Kuvendit dhe duke e ditur që Gjykata nuk punon me 1 maj.

“Thaçi ka luajtur me qytetarët e Kosovës duke dërguar në parlament dekretin e tij antikushtetues në 5 minuta pa përfunduar orari i punës së administratës së Kuvendit të Kosovës.

Se nuk e ka ditur që gjykata do të punojë edhe për 1 maj në një situatë që ai se ka pritur, kinse nga ata 7 apo 77 gjyqtarët e tij“, është shprehur Gashi.

Sipas tij, dekreti do të anulohet sepse e thotë Kushtetuta dhe gjyqtarët nuk mund ta ndryshojnë atë, pavarësisht kush i kërkon favore.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta anulojë dekretin e Thaçit sepse kështu thotë Kushtetuta e Kosovës dhe ka vendosur kjo gjykatë në situatë të njëjtë në 2014 ndërsa Kushtetuta është e njëjtë, asgjë nuk ka ndryshuar.

Gjyqtarët nuk mund ta ndryshojnë Kushtetutën për hatër të askujt, pa marrë parasysh se si e ka emrin ai që kërkon favore dhe pa marrë parasysh si e ka emrin apo funksionin kërkuesi i favoreve jo kushtetuese.

Gjyqtarët nuk duhet të jenë servil se nuk janë aty për fontanë dëshirash“, ka përfunduar avokati Tomë Gashi.

Previous Post

Eksperti i Sigurisë: Nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të VV’së, do ketë protesta e trazira

Next Post

Martohet Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, gruaja e tij thuhet se është 50 vjet më e re

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.