Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Istog , ku një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Burimet e Kosova24, mësojnë se viktima është Arton Citaku.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Më 8.02 në orën 11:35 polica është informuar se në fshatin Banjë, një person ishte pa shenja jete, menjëherë rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante dhe gjithashtu një ekip mjekësor. I vdekuri është një mashkull i lindur, më 1999. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe pritet të dalim me informacione të reja”, ka thënë Rugova.
Discussion about this post