Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi Rusia vendosi të dërgojë trupa në Ukrainë.
Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka dënuar këtë veprim nga Ukraina, raporton Gazeta Express.
Ai madje ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.
“Dekretet e Presidentit Putin që urdhërojnë të ashtuquajturin mision paqeruajtës në të ashtuquajturit republikat popullore të Donetskut dhe Luhanskut janë një veprim i radhës agresiv ndaj Ukrainës, një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të mblidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shkruar Borrell.
The decrees by President Putin ordering a so-called peacekeeping mission into the so-called Donetsk & Luhansk people’s republics is another outright aggression against Ukraine, a violation of its territorial integrity and sovereignty
The @UN Security Council should convene ASAP
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 21, 2022
Përndryshe, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes,”që të sigurojë paqe” në Donetsk dhe Luhansk. /Gazeta Express
Discussion about this post