Një 27-vjeçare u vra në formë makabre nga ish i dashuri. Ngjarja e rëndë ka prekur të gjithë Turqinë, madje vrasja e të resë ka bërë që të nisin protesta masive, ku vajza dhe gra kanë kërkuar respektimin e jetës dhe të drejtave të gruas.
Viktima është Pinar Gultekin, 27 vjeç dhe jetonte në Mugla të Turqisë. E reja para disa ditësh u raportua e zhdukur dhe autoritetet vendase nisën kërkimin e saj. Një ditë më parë policia gjeti trupi e pajetë të Pinar, brenda një fuçie të mbushur me beton dhe të fshehur në një pyll në Menteshe.
Mediat turke raportojnë se e reja është vrarë e ish i dashuri, shtetasi Cemal Metin, i cili më parë e ka dhunuar me mjete të forta dhe më pas e ka mbytur 27-vjeçaren me duart e tij. Gjithashtu ata raportojnë detaje të frikshme, ku shkruajnë se pas vrasjes ai e ka djegur trupin e pajetë të të resë dhe e ka futur në një fuçi. Më pas ai e ka mbushur fuçinë me beton dhe e ka fshehur atë në pyll.
Vetëm ditën e djeshme policia ka arritur të gjej fuçinë që mbante brenda trupin, e copëtuar dhe të ngrirë në beton, të 27-vjeçares. Pak orë më pas ata kanë arrestuar edhe autorin e dyshuar, i cili ishte ish i dashuri, i identifikuar si shtetasi Cemal Metin, i martuar dhe me fëmijë. Pasi është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet mësohet se ai e ka pranuar krimin e rëndë.
“Kam pasur një lidhje me Pinar. Ajo më kërcënonte vazhdimisht se do i tregonte gruas sime dhe më kërkonte para. Më kërkoi para edhe atë ditë. Do ja jepja, por u nevrikosa dhe e vrava i acaruar”, ka deklaruar vrasësi i 27-vjeçares.
Discussion about this post