Analisti dhe gazetari Valon Syla, mbrëmë në Pressing të T7 ka thënë se Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj që po kërkojnë postin e presidentit, nuk do të mund ta arrijnë qëllimin e tyre, shkruan Express.
Syla ka thënë se Osmani dhe Haradinaj “e kanë tradhëtu Murat Jasharin”, ndërsa ka kujtuar kohën kur Vjosa Osmani shprehej se duhet ta propozojnë një kandidat konsensual për këtë post.
“Ju s’e kuptoni politikën, qe ju mëson babushi kahpak, ngoni”, ka thënë Syla, kur është ndërprerë duke e shprehur mendimin e tij.
“Po du me i kontribu analizës. Po du me ju thanë, propozimi i Vjosa Osmanit dhe kandidimi i Ramushit.. Të dytë në njëfarë mënyre e kanë tradhtu Murat Jasharin. A po më lejoni ta elaboroj.. Se ju s’e kuptoni politikën, qe ju mëson babushi kahpak, ngoni. Murat Jashari nuk ka pasur komunikim as në kohën kur thoshte Vjosa Osmani do ta propozojmë një kandidat konsensual. Si ide ka qenë pa folë me Muratin. Atë e ka konfirmu familja në intervista publike”, ka thënë Syla.
Sipas tij, Haradinaj është takuar me familjen Jashari, ku ju ka kërkuar mbështetje në synimin e tij për t’u bërë shef i shtetit.
“Ramush Haradinaj ka pasë takim me familjen Jashari ku ju ka thënë ‘lem këtë kerë mua, e tani që vjen puna, t’i dha votat’. Dmth ju çka jeni tu folë është kakofoni. As Vjosa, as Ramush Haradinaj nuk e kanë rendin me u bë president, sepse votat e PDK-së dhe LDK-së ebëjnë presidentin dhe kuptojeni këtë”, ka thënë Syla. /Express/
Discussion about this post