Publicisti Valon Syla nëpërmjet një statusi në Facebookun e tij ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka ftuar militantët e Lëvizjes Vetëvendosje të aktivizohen, por se pasi i fitoi zgjedhjet i harroi të njëjtit, shkruan Gazeta Metro.
Syla ka thënë se në vend të militantëve të VV’së u punësuan familjarët e VV’së, e pushteti iu tha Rozeta Hajdarit e Haki Abazit.
Sipas Sylës, Kurti po kërkon përsëri “idealista”, ndërsa pushtetin po e ndanë me oportunista.
“Albin, tu ka lagë baruti. Jeni zhvesh keq, edhe jeni demasku krejt. Ta shohim”, ka shkruar Syla.
Ky është postimi i tij:
Albin Kurti i paska ftu militantat me i dhezë turbinat. Por, kur e fitoi pushtetin ja jepi Rozeta Hajdarit e Haki Abazit, e aktivistat mbeten pa punë. Poashtu, familjarët e afërm, motrat e axhallarët i punësuan në vend të tyre. Tash Albini luften pe lyp përsëri me ‘idealista’ e pushtetin pe ndanë me oportunista.
Albin, tu ka lagë baruti. Jeni zhvesh keq, edhe jeni demasku krejt. Ta shohim.
#albanologji #zgjedhjet2021 #vv #çfryma
Discussion about this post