Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka reaguar pas kërkesave nga Qeveria e Kosovës për të kursyer energjinë elektrike, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Vetëvendosje (VV) dëshiron të kthejë gjeneratorët si para vitit 2007.
“Vetëvendosje e paska sos me na i kthy agregatat si para vitit 2007. Një Qeveri anemike, që ndjellë veç fukarallëk. As qumsht skemi por vjen nga Sllovenia e Hungaria dhe importojmë, as mish nuk prodhojmë por vjen prej Brazili… kjo politikë as e majtë s’është. Bile e majta e kishte subvencionuar dhe e kishte pru energjinë si keksat pllazma që ‘patriotat’ e Vetëvendosjes e hajnë msheft… por eshtë thjeshtë Qeveri e pa aftë, e pa dijshme, dhe po me doket që është edhe e poshtër”, ka shkruar ai.
Syla ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga PDK në vitin 2007 i kishte larguar gjeneratorët, ndërsa ka thënë se në vitin 2022 kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artana Rizvanolli dëshirojnë t’i kthejnë.
“A ka kifle? A ka qumsht? A i keni ble tazat bre dreqi në bark ja u honkt. Marksi e ka një libër Mjerimi i Filozofisë e ju me refernecë edhe të Marksit jeni Qeveri e Mjerimit… ose Mjerim Qeverisës”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë se energjia elektrike ka nxitur mjaft debate gjatë ditëve të fundit, pasi që është paralajmëruar ngritje e çmimeve të energjisë. Gjithashtu edhe KEDS ka bërë kërkesë së fundi në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës për 7%.
Discussion about this post