Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë. Në një piceri në këtë komunë ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar, punëtor i lokalit, derisa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Detaje se kush është viktima dhe çka dihet deri më tani për këtë rast.
Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta.
Deri më tani nuk dihet shumë për motivet dhe prapavijën e këtij rasti.
“Rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë komunë, Avni Zahiti.
Siç raportohet, dyshohet se dorasi kishte në shënjestër pronarin e një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.
Të ndjerin e kanë kujtuar miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.
“Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur Shok Vlla dhe qoftë i lehtë dhe u për ty”, ka shkruar njëri nga miqtë e tij.
Discussion about this post