Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safer Kamberi, ka njoftuar se sot ka vdekur aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fazli Brahimi.
Kamberi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe gjithë farefisit.
Njoftimi i plotë:
Lajm shumë i hidhur, vdekja e Fazli Brahimit nga Kçiqi. Fazliu ishte aktivist i shquar i LDK-së në Mitrovicë. Besimi i tij në shtëpinë politike të Ibrahim Rugovës ishte gjithnjë i palëkundur. Unë dhe gjithë bashkveprimtarët tjerë do ta kujtojmë Fazliun gjithmonë për virtytet e tij të larta tradicionale e patriotike. Ngushllime për familjarët dhe gjithë farefisin!
Discussion about this post