Ka vdekur avokati kosovar, Bajram Kadriu, nga qyteti i Gjilanit. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haziri ka thënë se pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve.
“Paska ikur nga kjo botë avokati, Bajram Kadriu. Pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e kolegëve. Falëmnderit, Avokati im!”, ka shkruar Haziri /Insajderi.org
Discussion about this post