Humb jetën edhe një person nga koronavirusi, numri shkon në 56-të.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se me pandeminë që po sfidon botën duhet të mbrohemi me të gjitha masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë.
“Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta 🙏”, ka shkruar Bahtiri.
Ky është postimi i tij i plotë:
Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.
Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.
Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta 🙏.
Discussion about this post