Një person nga Kamenica ka humbur betejën me koronavirus.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre.
Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh.
Ngushëllime të sinqerta familjes! /Lajmi.net/
Discussion about this post