Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, sot në mesditë. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili njoftoi se pas hetimeve fillestare dyshohet të ketë qenë vetëvrasje me armë zjarri.
“Emergjenca në Suharekë informon se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dale në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.
Discussion about this post