Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, sot në mesditë. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili njoftoi se pas hetimeve fillestare dyshohet të ketë qenë vetëvrasje me armë zjarri.
Discussion about this post